Ministrja gjermane e Shtetit: Ia bëra të qartë qeverisë të bëjë zhbllokimin e CEFTA-s

Ministrja gjermane e Shtetit: Ia bëra të qartë qeverisë të bëjë zhbllokimin e CEFTA-s

14:29, 17/09/2024

Ministrja e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann ditën e djeshme qëndroi në Prishtinë ku dhe takoi të paren e shtetit, Vjosa Osmani, ndërsa nuk u bë i ditur ndonjë njoftim për takim bilateral me Kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim të bërë në platformën “X”, Lührmann ka thënë se është mirënjohëse për diskutimet në Kosovës pak javë para dhjetë vjetori të Procesit të Berlinit.

Ajo theksoi se ia ka bërë të qartë Qeverisë së Kosovës që të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s.

Mirënjohës për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij viti të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, ka shkruar ajo në “X”.

Gjatë ditës së djeshme, Ministrja gjermane e Shtetit tha se bllokimi i CEFTA-s rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për të gjetur zgjidhje.

“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, ka deklaruar Anna Luhrmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco