Ministri Krasniqi jep detaje për sulmin me molotov të një shtëpie në veri

Ministri Krasniqi jep detaje për sulmin me molotov të një shtëpie në veri

10:29, 17/09/2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dhënë detaje të reja për sulmin ndaj një shtëpie në veri.

Ministri e ka quajtur si sulm të Vuçiqit për shkak të humbjes së kontrollit të strukturave paralele në veri.

"Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dameve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja.
Qeveria e Republikës së Kosovës e denon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i friksojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qendrueshëm.
Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiqi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, shkruan Krasniqi në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco