Abdixhiku: LDK është ngritur në këmbë

Abdixhiku: LDK është ngritur në këmbë

22:35, 16/09/2024

Mijëra qytetarë mblidhen në tubimin e LDK-së në Lipjan

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim në qytetin e Lipjanit. I pari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij tha se në Lipjan secili vjen për ta kuptuar dhe mësuar formulën se si fitohet një garë.

Sipas Abdixhikut uragani i fitorës së LDK-së zyrtarisht ka nisur sonte me këtë tubim.

‘’Po më thonë që jeni mbi një mijë në sallë. Prandaj, mes një mijë falënderimeve për këtë organizim, më lejoni të ju kumtoj dhe bindjen time tashmë se data 9 e muajit shkurt të vitit 2025, veçse ka nisë të shkruhet si festë. Kushtrimi ka rënë në Lipjan. LDK është në këmbë tashmë!’’, tha Abdixhiku.

Kur LDK ngritet në këmbë dhe kur elektorati rugovist bëhet një, sipas Abdixhikut ska asgjë që i ndalë dhe ndanë.

‘’Jemi të pandalshëm. Jemi fitues. Jemi kampion dhe ne sikurse ju!’’, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco