Koci: Shtatë kërkesat e Serbisë janë pretekst për veprimet e tjera

Koci: Shtatë kërkesat e Serbisë janë pretekst për veprimet e tjera

20:51, 16/09/2024

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, ka thënë se shtatë kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, janë pretekst për veprimet e tjera “konflektuese”.

“Këto kërkesa nuk janë bërë për t’u realizuar nga Kosova. Janë vetëm pretekst për t’u realizuar nga Kosova. Pretekst për veprimet e tjera konfliktuese”, tha Koci.

Koci deklaroi se Vuçiqi është vënë në një situatë ku duhet të vendosë se a është “pro” lindjes dhe perëndimit.

“Vuçiqi para deklarimit të tij ka qëndruar në Moskë, e që i ngjan asaj që ka ndodhur me Ukrainën. Ky skenar ka qenë i hartuar me Rusinë. Nuk respektohen marrëveshjet. Përpos shtatë pikave që janë të njohura për opinionin dhe adresimin e tij ka pasur edhe çështje të tjera që janë dukur edhe më alarmuese”.

“Gjitha vendimet nga Institucionet e tona nga viti 1999 të shpallen null. Hera e parë që Beogradi të dalë me një kërkesë të tillë. Të shpallen gjitha vendimet e institucionet kosovare nga viti 1999. Është përpjekje e fundit e Rusisë që ta vërë para një pozicioni që Vuçiqi nga është. Është nga lindja, nga Rusia apo ka lëvizur më shumë, shkaku i marrëveshjeve të fundit të arritur nga Perëndimi. Dhe e dyta është edhe në takimin në Kazan të Brexit. Ai është i ftuar hapur nga Putini dhe ftesa është publike. Sfidë nga Putini. Të rreshtohesh nga Putini apo nga Perëndimi. Kjo është në pyetje. Skenari me Moskën ka të bëjë”, vijoi Koci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco