Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë

Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë

19:32, 15/09/2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar se “aleancat e forta e mbrojnë demokracinë”.

Këtë deklaratë Osmani, e dha në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Osmani tha se demokracia është aq e fortë sa vullneti i njerëzve për ta përqafuar atë..

E para e shtetit, e ndau edhe një pjesë të fjalimit që mbajti në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë, maj të këtij viti.

“Viteve të fundit, në botë dhe veçanërisht në kontinentin tonë, demokracitë janë testuar. Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një sulmi të pamëshirshëm ndaj vlerave demokratike nga autokratë, të cilët e shohin demokracinë si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj ambicieve të tyre. Megjithatë, sa më e fortë të jetë dëshira e tyre për të minuar demokracinë, aq më e fortë duhet të jetë vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë. Jam e bindur se demokracia është po aq e fortë sa vullneti i njerëzve për ta përqafuar atë, po aq elastike sa vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë dhe po aq e fortë sa rezistenca jonë kundër pushteteve që vazhdimisht duan ta minojnë atë”, kishte deklaruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco