'Pikëpyetjet e perëndimit për Shqipërinë dhe Kosovën', Shehu: Evropa në krizë, po vuan për figura të mëdha

17:37, 15/09/2024

Ka disa pikëpyetje që po shtrohen në perëndim kohëve të fundit për mënyrën se si është luajtur deri tani me vendet  e Ballkanit, e në veçanti me Shqipërinë dhe Kosovën.

Për të diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm, i ftuat në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, ishte Tritan Shehu, deputet i PD i cili u shpreh seEvropa po kalon një krizë, në radhë të parë lidershipi, pasi po vuan për figura të mëdha

Individët mendohet se mund të sigurojnë një stabilitet, një stabilitet të përkohshëm, pa u futur në thellësinë e asaj se sa këta individ arrijnë të sigurojnë një zhvillim demokratik linear te vendit të tyre, dhe se sa luftojnë për interesat  e tyre, duke krijuar në Ballkanin perëndimor autokraci.

Kjo ndodh në qëndrimin e  shumë vendeve të Ballkanit perëndimor, duke bërë që të mësohet e vërteta, mos të hapen ato që quhen “petët e lakrorit”, pra të shihet niveli i korrupsionit, sa nuk respektohet vota e lirë, pra kërkohen shpeshherë të rrumbullakosen këto element, për të në pamje të parë ka stabilitet, edhe pse nuk është ashtu. Vetë Evropa po kalon një krizë, në radhë të parë lidershipi, po vuan për figura të mëdha.

Në Serbi ka një opozit, por është lënë në harresë, i gjithë koncentrimi i marrëdhënieve të perëndimit lidhet me Vuçiç. Marrim dhe Shqipërinë, vendi ynë është në regjim, nuk ka drejtësi, nuk respektohet vota e lirë, dhe BE nuk flet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco