Pesë të lënduar si pasojë e aksidentit në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Pesë të lënduar si pasojë e aksidentit në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

15:17, 15/09/2024

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën  Mitrovicë -Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën  Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco