Arrestohet i dyshuari për vdekjen e punëtorit që u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese në Prizren

Arrestohet i dyshuari për vdekjen e punëtorit që u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese në Prizren

10:10, 15/09/2024

Një person është arrestuar të shtunën në Prizren si i dyshuar për vdekjen e një punëtori që ishte rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese më 13 shtator.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I ndjeri, punëtori, ishte rrëzuar nga objekti në të cilin ishte duke punuar, më pas vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë i emergjencës.

Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. /Klankosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco