Policia largon posterat me foton e Radojçiqit që u vendosën në tri komuna në veri, i merr si provë materiale

Policia largon posterat me foton e Radojçiqit që u vendosën në tri komuna në veri, i merr si provë materiale

10:58, 14/09/2024
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me foton e kryeterroristit Milan Radojçiq.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se posterat janë hequr dhe janë marrë si provë materiale.

Rasti po trajtohet për “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.

“Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok 12-13.09.2024-23:00-10:00. Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposavic, Zveçan, Zubin Potok, kanë vënë (ngjitur) postera me foton e Milan Radoicic dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marre si prove materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, shkruan Reporteri.net.
 

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, dje ka deklaruar se me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti është inicuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti iniciohet si nxitje e urrejtes dhe përcarjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, thuhet në përgjigjen e Elshanit për gazetën online Reporteri.net.

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, thuhet në pamfletet e vendosura në veri sipas raportimeve.

Përveç kësaj, krahas fotografive të publikuara bëhet thirrje edhe që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

“Komandant vetëm thuaj, fluturojmë si plumbat”, thuhet në vijim, duke iu referuar terroristit Milan Radoiçiq.

Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb “Koridor”.

Prokuroria Speciale dy ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj rastit terrorist të Banjskës. Në këtë rast të përfshirë janë 45 serbë, në mesin e tyre Millan Radojoçiq.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco