Kurti: Vuçiq në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës

Kurti: Vuçiq në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës

16:58, 13/09/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se pavarësisht dëshmive të gjenocidit në Kosovë, kjo nuk e pengon presidentin serb që të kërcënojë sërish – teksa ka numëruar krimet e Serbisë në luftën e fundit në Kosovë.

Serbia flenë mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë. 950 civilë të paarmatosur u masakruan, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Dëshmitë e gjenocidit janë të freskëta gjithandej në Kosovë e Serbi, por kjo nuk po e pengon Presidentin e Serbisë për të kërcënuar sërish”, shkroi ai.

Kurti ka thënë se Serbia në vend se të kërkojë falje ka zgjedhur anën e kundërt, duke përsëritur kërcënimet e ultimatumet.

Sipas tij, të gjitha këto Serbia i kryen në bashkëpunim dhe koordinim të afërt me Rusinë.

Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit. Qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovës është tejet dëshpëruese. Fillimisht u normalizua pandëshkueshmëria dhe fushatat propaganduese. E tash po synohen të normalizohen sulmet paramilitare dhe terroriste (Banjska, 24 shtator 2023), kërcënimet dhe ultimatumet, të cilat arsyetohen me lajme të rrejshme dhe fushata dezinformuese, para syve të botës demokratike”, ka shkruar Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco