“Serbia refuzoi takimin trepalësh”, Bislimi i bën thirrje Lajçakut t’i demantojë mediat serbe

“Serbia refuzoi takimin trepalësh”, Bislimi i bën thirrje Lajçakut t’i demantojë mediat serbe

15:58, 13/09/2024

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka pranuar një takim trepalësh, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi.

Mirëpo, Bislimi ka thënë se Serbia e ka refuzuar takimin duke u përpjekur të imponojë pikat e rendit të ditës, të cipat sipas tij, janë të destinuara për konsum të brendshëm politik.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për në 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh, sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një marrëveshje të tillë. duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës të destinuara kryesisht për konsum të brendshëm politik”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

Po ashtu, Bislimi ka ftuar emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. të hedhë poshtë dezinformatat e përhapura nga mediat serbe, të cilat sipas tij, në mënyrë të rreme pretendojnë se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve.

“E ftoj Lajcakun të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe më poshtë, të cilat thonë në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”, ka shkruar tutje ai.

Mediat në Serbi gjatë ditës raportuan për këtë takim, por akuzuan palën kosovare se ka refuzuar takimin trepalësh.

1/2 For the upcoming dialogue process talks in Brussels set for Sept. 17th, 🇽🇰 has accepted a trilateral mtg. according to the agenda set by the mediator. Unfortunately, Serbia rejected such mtg. by trying to impose agenda items mainly intended for domestic political consumption.

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 13, 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco