Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

15:37, 13/09/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim ndër të tjera është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, përcjell Klankosova.tv.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, thuhet tutje në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco