Policia e konfirmon se në veri kanë hasur në pamflete me përmbajtje të urrejtjes

Policia e konfirmon se në veri kanë hasur në pamflete me përmbajtje të urrejtjes

14:07, 13/09/2024

Policia e ka konfirmuar se në disa lokacione në veri të Mitrovicës janë vendosur pamflete me përmbajtje të urrejtjes.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani tha për Klankosova.tv se me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti iniciohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti inciohet si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani.

Fotot në të cilat shihen pamflete të tilla janë postuar në Telegram, nga kanali serb Koridor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco