Zyrtarët boshnjakë kërkojnë heqjen e Karaxhiqit dhe Mlladiçit nga tekstet e historisë

Zyrtarët boshnjakë kërkojnë heqjen e Karaxhiqit dhe Mlladiçit nga tekstet e historisë

12:54, 13/09/2024

Zyrtarët politikë boshnjakë dhe përfaqësuesit e shoqatave të viktimave të luftës kërkuan nga përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar që të shkarkojë ministrin e arsimit në Republika Srpska dhe të heqë nga tekstet e historisë përmbajtjen e diskutueshme rreth kriminelëve të dënuar të luftës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.

Në pjesën e tekstit të historisë për klasën e nëntë të shkollave fillore, që trajton luftën e fundit dhe krijimin e Republikës Srpska, , janë përmendur rolet e presidentit të kohës së luftës të këtij entiteti, Radovan Karaxhiq dhe komandantit ushtarak, Ratko Mlladiq.

Megjithatë, nuk përmendet fare se si të dy u dënuan me burgim të përjetshëm para Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë, duke përfshirë gjenocidin e Srebrenicës dhe krimet e shumta të kryera kundër jo-serbëve gjatë luftës.

Përmendja e Karaxhiqit dhe Mlladiqit shkaktoi dënime të ashpra në disa pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Anëtari boshnjak i udhëheqjes shtetërore dhe kryetari aktual i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Becirovi                , gjatë një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës së Nënave të enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës dhe Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, i bëri thirrje lartë përfaqësuesi ndërkombëtar Christian Schmidt të “ndalojë glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës në tekstet shkollore të Republikës Srpska”.

Duke vepruar kështu, ata insistojnë në shkarkimin e ministres së Arsimit Zheljka Stojiçiq dhe ndalimin e përdorimit të kurrikulave të reja në vitin shkollor 2024/2025.

Në përgjigje të kritikave të shumta, ministri Stojçiq deklaroi se njerëz si Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq “kryen detyra të rëndësishme në jetën ushtarake dhe politike të Republikës Srpska, dhe për këtë arsye nuk mund të anashkalohen kur prezantohen ngjarjet në lidhje me krijimin e Republikës Srpska dhe Lufta e Mbrojtjes dhe Atdheut”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco