Rohde uron Osmanin për çmimin që mori në Gjermani

Rohde uron Osmanin për çmimin që mori në Gjermani

10:20, 13/09/2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për çmimin “M100 Media Award” me të cilin u nderua dje në Potsdam të Gjermanisë.

Ambasadori Rohde ka thënë se ky çmim njeh përkushtimin e Osmanit ndaj lirisë së mediave. Ai ka theksuar edhe pritshmërinë e fortë për angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen e saj.

“Urime për presidenten Vjosa Osmani për marrjen e çmimit M100 Media në Potsdam ! Ky çmim jo vetëm që njeh përkushtimin tuaj ndaj lirisë së medias – një shtyllë kyç e çdo demokracie, por gjithashtu thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e saj!”, ka shkruar Rohde.

Pas marrjes së çmimit, Osmani ka thënë se demokracia, sundimi i ligjit, integrimi i Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike, janë dhe do të jenë gjithnjë udhërrëfyes në rrugën përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco