ShBA-ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën: Të gjithë autorët e sulmit duhet të mbajnë përgjegjësi

ShBA-ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën: Të gjithë autorët e sulmit duhet të mbajnë përgjegjësi

10:17, 13/09/2024

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e sulmit në Banjskë.

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale për këtë aktakuzë.

Një zëdhënës i kësaj ambasade i ka thënë Klan Kosovës se Shtetet e Bashkuara ritheksojnë se të gjithë autorët të këtij sulmi duhet të mbahen përgjegjës.

"Shtetet e Bashkuara vlerësojnë punën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për përfundimin e hetimit të sulmit në Banjskë dhe ngritjen e aktakuzës. Gati një vit ka kaluar që nga ky krim brutal që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë se të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco