Tri kalime ilegale gjatë 24-orëshit të fundit

Tri kalime ilegale gjatë 24-orëshit të fundit

10:02, 13/09/2024

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri kalime ilegale të kufirit gjatë 24-orëshit e fundit.

Dy raste janë regjistruar në Gjilan, në fshatin Stublinë, ndërsa një në Muqivërc.

Të gjithë personat ishin shtetas të Serbisë.

Muqivërc / 12.09.2024 / I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë është hasur duke kaluar vijën kufitare në mënyrë ilegale. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Stublinë, Gjilan / 12.09.2024 / I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë është hasur duke kaluar vijën kufitare në mënyrë ilegale . Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Stublinë, Gjilan / 12.09.2024 / Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë në të cilën kanë qenë një mashkull dhe një femër shtetas të Serbisë të cilët në mënyrë ilegale përmes rrugëve malore jashtë vendkalimeve kufitare nga Serbia kanë hyrë në Kosovë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco