I dënuar me dy vite burg për ryshfet, arrestohet 48-vjeçari

I dënuar me dy vite burg për ryshfet, arrestohet 48-vjeçari

08:29, 13/09/2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 13.09.2024 kanë arrestuar Z.H. (viti i lindjes 1976, mashkull kosovare). 

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e dy (2) muaj për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco