Vetëlëndohet me thikë një person në Prishtinë

Vetëlëndohet me thikë një person në Prishtinë

20:11, 11/09/2024

Një person është vetëlënduar me thikë sot në Prishtinë.

Ai është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në QKUK.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje ka dhënë mjeku kujdestar Sami Bajçinca.

“Si duket është një vetëlëndim me thikë. Pacienti ka plagë në qafë. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha Bajçinca.

“Ai është sjell në QKUK nën përcjelljen e policisë dhe aktualisht ka refuzuar të marrë trajtimin mjekësor”, tha ai.

Klankosova.tv merr vesh se personi në fjalë ka edhe probleme të tjera shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco