Sulmi terrorist në Banjskë: Koka e grupit Radoiçiq siguroi para që nga viti 2017 për blerje të armatimit

Sulmi terrorist në Banjskë: Koka e grupit Radoiçiq siguroi para që nga viti 2017 për blerje të armatimit

17:46, 11/09/2024

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë. Të përfshirët kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal – “duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.

Në mesin e të akuzuarve kryesorë, si udhëheqës i grupit është Millan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale.

Për çka akuzohet Milan Radoiçiqi?

Dispozitivi i tretë dhe i katërt i aktakuzës ngarkon vetëm të akuzuarin Radoiçiq. Ai ngarkohet se nga viti 2017 e deri më 24 shtator 2023 në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë.

Sipas aktakuzës, “pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për armatim të rëndë – blerje dhe furnizim me armë të rënda për grupin terrorist, uniforma ushtarake – sigurim i uniformave për pjesëmarrësit e grupit, mbështetje logjistike – sigurimi i pajisjeve dhe shërbimeve logjistike për operacionet e grupit, pagesën e pjesëmarrësve të grupit – financimin e pjesëmarrësve të grupit terrorist. Krejt kjo për të siguruar përfshirjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në veprimtaritë kriminale, veprime këto me qëllim të lehtësimit dhe financimit të veprave terroriste, rrjedhimisht krijimit të kapaciteteve të nevojshme për kryerjen e akteve terroriste.”

Për këto veprime, Radoiçiq po ngarkohet me veprën penale “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit”.

Kurse në dispozitivin e katërt thuhet se Radoiçiq “nga data 1 janar 2017 e deri më 24 shtator 2023, duke e ditur se një pjesë e të hyrave e tij burojnë nga aktiviteti kriminal i përcaktuar si në pikën III të dispozitivit dhe aktivitetit tjetër kriminal, përmes bashkëpunimit dhe ndihmës së të pandehurit Radule Steviq – pronar dhe person përgjegjës i bizneseve RAD D.O.O dhe Radule Steviq, B.I dhe aktivitetit ekonomik të tyre, këto para i ka konvertuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, ku një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe tek personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.”, raporton Betimi për Drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco