Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ishte sot paneliste në samitin “Vital Voices” në Varshavë të Polonisë.
Tema e këtij diskutimi ishte “Si ta mbrojmë demokracinë nga autokracitë!”.
Osmani kujtoi vitet nën regjimin serb ku populli hoqi shumë nga Millosheviqi.
“Ne sot demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut nuk e shohim si diçka që na është dhënë (dhuratë), por se ne jetuam në të kundërten e demokracisë. Kjo gjeneratë e fëmijëve tanë është e para që jeton në paqe, sepse në të kaluarën neve na janë dhunuar të drejtat për t’u shkolluar. Sot ne kur i dërgojmë fëmijët në shkolla, ne thjesht vetëm nuk i dërgojmë, por kjo është esenca e demokracisë”, tha ajo.
© SYRI.net