Konjufca: S’mendoj që ndonjëherë ka pasur ngrirje mes Shqipërisë e Kosovës

Konjufca: S’mendoj që ndonjëherë ka pasur ngrirje mes Shqipërisë e Kosovës

13:23, 11/09/2024

“S’mendoj që ndonjëherë ka pasur ngrirje mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, deklaroi kështu kryekuvendari, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët më homologen e tij shqiptare, Elisa Spiropali.

Pas takimit me Spiropalin, në një prononcim të shkurtë për media, duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Konjufca vlerësoi që në nivel të qeverive, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm.

Ndërkaq, sa i përket nivelit të ministrive, Konjufca tha se asnjëherë më parë s’kanë pasur takime më intensive, duke e vënë në theks veçanërisht këto tri-katër vitet e fundit.

“Unë s’mendoj që ndonjëherë kemi pasur ndonjë ngrirje mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Ne si përfaqësues të institucioneve, gjithmonë kemi qenë në nivel të detyrës, mundësisht për ta transmetuar një ndjenjë, e cila shumë thjeshtë është mes popujve tanë. E kjo është ndjenja e dashurisë, ndjenja e vëllazërisë, një ndjenjë shumë e afërt. Unë konsideroj që në nivel të qeverive, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm, në nivel të ministrive, s’kemi pasë kurrë raporte më intensive të takimeve se sa në këto tri katër vitet e fundit në Republikën e Shqipërisë”, potencoi Konjufca para mediave.

Gjithashtu, Konjufca hudhi poshtë edhe pretendimet se ndonjë pajtim eventual mes dy kryeministrave, mund të ketë reflektuar në marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë.

“Nëse ju mendoni që ndonjë mospajtim eventual të kryeministrave, apo të qeverive, ta paraqisni si diçka që reflekton në mes dy shtetve, kjo s’qëndron fare. Ajo që qëndron është që marrëdhëniet e popullit tonë në nivel shoqëror, në nivel nivel të qytetarëve të thjeshtë, për ne Republika e Shqipërisë është sikur vendlindja jonë”, ka shtuar tutje ai.

Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur u zgjodh në këtë detyrë më 30 korrik.

Pas takimit me Konjufcën, ajo do të takohet edhe nga kryeministrin, Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco