23 vjetori i sulmit të Kullave Binjake, Abdixhiku: S’ishte sulm vetëm për ShBA-në, por gjithë botën perëndimore

23 vjetori i sulmit të Kullave Binjake, Abdixhiku: S’ishte sulm vetëm për ShBA-në, por gjithë botën perëndimore

12:00, 11/09/2024

Në 23 vjetorin e sulmit mbi Kullat Binjake, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ajo tragjedi nuk ishte vetëm një akt dhune por sulm mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Abdixhiku tha se ky sulm nuk ishte vetëm drejt ShBA-së por gjithë botës perëndimore.

Ai ka kujtuar dhe është solidarizuar me familjarët e viktimave të 11 shtatorit.

“Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë si vlera të përbashkëta të dy popujve tanë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Mesazhi i kryetarit Lumir Abdixhiku në 23 vjetorin e sulmit mbi Kullat Binjake:

“Sulmi mbi Kullat Binjake në New York, në mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 2001 i cili mori jetën e rreth 3000 njerëzve të pafajshëm, tmerroi botën. Kjo tragjedi, nuk ishte thjesht një akt dhune, por një sulm mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës që ndajnë vendet demokratike anembanë botës.

Ky akt terrorist dhe barbar ishte sulm direkt jo vetëm për ShBA-të, por edhe gjithë botën perëndimore; ishte sulm mbi vlerat demokratike perëndimore.

Sot, kur kanë kaluar mbi dy dekada nga momenti i ndodhjes së këtij akti të shëmtuar, kujtojmë dhe solidarizohemi me familjarët e viktimave të 11 shtatorit, të cilët humbën jetën pafajësish nga mania radikale e një sulmi terrorist.

Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë si vlera të përbashkëta të dy popujve tanë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco