U raportua se sot pritet ngritja e aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, Haxhiu: Duhet të ndodhë sa më parë

U raportua se sot pritet ngritja e aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, Haxhiu: Duhet të ndodhë sa më parë

11:59, 11/09/2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është shumë e rëndësishme që sa më parë të ketë aktakuzë ndaj Milan Rdoiçiqit dhe terroristëve të tjerë që kryen sulmin në Banjskë.

Haxhiu e pyetur për këtë çështje, nuk dha detaje nëse sot do të ngritet aktakuza nga Prokuroria Speciale, por tha se mirëpresin ngritjen e aktakuzës dhe është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më parë.

“Sa i përket ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, sulm ky që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit. Ne në vazhdimësi kemi shprehur shqetësimin se pse nuk po ngritet aktakuzë  për kryeterroristin Radoiçiqin. Po ashtu edhe për terroristët tjerë që kanë qenë pjesë e sulmit. Dihet qëllimi që ka pasur Serbia dhe ai grup është financuar nga Serbia, është trajnuar atje. Ne e mirëpresim ngritjen e aktakuzës për Radoiçiqin dhe terroristët tjerë. Më 24 shtator bëhet një vit, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më parë të ndodhë kjo. Serbia ka kërkuar po ashtu që provat që i ka Kosova ti dërgojë në Serbi. Ne kemi refuzuar këtë, një përpjekje të dobët të Serbisë që kinse po e heton rastin”, tha Haxhiu në një konferencë për media.

Siç është raportuar gjatë ditës, Pokuroria Speciale pritet të bëjë publike sot aktakuzën për rastin e sulmit terrorist që u bë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të 2023-ës

Prokuroria Speciale sot ka paralajmëruar konferencë nga ora 12:00, ku konferenca do të mbahet nga vet kryeprokurori Blerim Isufaj.

Kujtojmë se më 24 shtator të vitit të kaluar, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

Radoiçiq, ndodhet tashmë në sistemin e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL për urdhërarrest. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco