Kosova ofron mbrojtje për 85 të rrezikuar nga lufta në Afganistan

Kosova ofron mbrojtje për 85 të rrezikuar nga lufta në Afganistan

11:49, 11/09/2024

Qeveria e Kosovës u ka ofruar mbrojtje të përkohshme dhe menjëhershme 15 personave dhe familjeve tyre që janë të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se numri total i personave është 85 dhe atyre do t’u ofrohet strehim dhe siguri në Kosovë.

“Duke u bazuar në vlerat tona në mbështetje të të drejtave njerëzore, mikpritjes dhe solidaritetit propozoj ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për një grup të identifikuar prej 15 shtetasve afganë së bashku me anëtarët e familjeve të tyre. Në total 85 persona. Që nga fillimi i konfliktit në Afganistan, Republika jonë ka dëshmuar përkushtimin dhe  profesionalizmin në ofrimin e strehimit të personave të rrezikuar dhe ky akt vazhdimësi”, ka thënë Sveçla.

Sipas ministrit të Brendshëm, këta persona do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco