Miratohet Programi për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse

Miratohet Programi për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse

11:16, 11/09/2024

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky program synon të ndërtojë qëndrueshmëri kombëtare në mënyrë që shoqëria të përgatitet të rezistojë, reagojë e të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore a sulmeve të armatosura.

“Bazuar në programin tonë qeverisës, ndryshimeve në ambientin strategjik të sigurisë dhe me qëllim të forcimit të sistemit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes ka hartuar programin kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse.

Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme konvencionale dhe jokonvencionale dhe ruajtja e jetës dhe pasurisë së qytetarëve në raste të fatkeqësisë natyrore janë interesa jetike të Republikës së Kosovës”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco