Kurti: Persona të maskuar bënin rolin e policit kufitar, policia dhe intelegjenca e Kosovës dështuan planet e tyre

Kurti: Persona të maskuar bënin rolin e policit kufitar, policia dhe intelegjenca e Kosovës dështuan planet e tyre

11:12, 11/09/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 220 të Qeverisë së Kosovës foli edhe për bllokimin e pikave kufitare nga disa persona të maskuar fundjavën e kaluar, gjë për të cilën tha se policia dhe intelegjenca kanë punuar që planet e atyre grupeve të dështonin.

Kurti tha se personat e maskuar bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar vetura për të kuptuar nëse ishin nga Kosova.

“Se kush është për mbyllje dhe kufizim e pamë edhe njëherë në fund të javës së shkuar. Grupe personash të maskuar pranë Policisë së Serbisë, në kufi me Republikën e Kosovës por në territorin e Serbisë bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar vetura e legjitimuar udhëtarë për të kuptuar përkatësinë e tyre etnike. Gjatë atyre ditëve, institucionet tona, policia dhe inteligjenca kanë punuar nga minuta në minutë që planet dhe qëllimet e këtyre grupeve të dështojnë, siç edhe ndodhi”, tha Kurti.

Kryeministri falënderoi policinë për përkujdesjen edhe ndaj qytetarëve që të shohin vetëm rezultatet pozitive e planet e këqija që synon, siç tha ai të mos merren vesh asnjëherë.

“Me këtë rast dua të shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë zyrtarët policorë dhe agjentët tanë të cilët janë kujdesur e përkujdesen çdoherë që publiku e qytetarët të shohin dhe jetojnë dhe përjetojnë vetëm rezultatet pozitive, përkundër planeve të këqija që synohen, por nuk realizohen dhe s’merren vesh asnjëherë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco