Dugolli për urën: Ndërkombëtarët e kontestojnë momentin, por jo hapjen

Dugolli për urën: Ndërkombëtarët e kontestojnë momentin, por jo hapjen

22:43, 10/09/2024

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po e konteston momentin e hapjes së urës, por jo hapjen si tërësi.

“Kundërshtimi i miqve tanë për çështjen e urës që ta lëmë për një periudhë tjetër apo të koordinohemi, asnjëherë nuk kanë thënë që të mos hapet. Ata e kanë kontestuar momentumin. Nëse ka ndërruar diçka në qëndrimin e Bashkimit Evropian, është mirë të thuhet sepse me marrëveshjen e 2016-ës ka qenë rasti kur është dashur të hapet ura”, ka thënë Dugolli në “RTK Prime”.

Ai ka thënë se nuk është synimi i Vetëvendosjes largimi i prezencës ndërkombëtare nga ura, duke i quajtur forca mike që synojnë marrëdhënie e koordinim përherë.

“E kemi një situatë pakrahasimisht ndryshe. Të gjitha vërejtjet që i ka marrë Kosova dolën se ishin të padrejta sepse ne nuk kishim synim të nënshtrojmë një popullatë, ashtu siç proklamohej në Serbi; nuk kishim synim t’i ndiqnim qytetarët, kishim synim t’i shkatërronim bandat kriminale”, ka thënë ai për gjendjen në veri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco