IPK për arrestimin e Arsenijeviqit: S’kemi pranuar asnjë ankesë, do t’i analizojmë pamjet

IPK për arrestimin e Arsenijeviqit: S’kemi pranuar asnjë ankesë, do t’i analizojmë pamjet

22:39, 10/09/2024

Në Mitrovicë të Veriut gjatë së martës është arrestuar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu teksa kryeministri Albin Kurti po vizitonte atë pjesë.

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Arbër Beka, ka njoftuar se deri më tani IPK nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur me këtë arrestim.

Ai theksoi se, sipas detyrës zyrtare, IPK do të analizojë pamjet dhe rrethanat e rastit për të vepruar në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.

“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë arrestim, sidoqoftë sipas detyrës zyrtare do ti analizojmë pamjet dhe rrethanat e rastit dhe do të veprojmë konform autorizimeve ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka.

Ndërkaq, Arsenijeviq dhe një anëtar tjetër i Demokracisë Serbe u liruan pas disa orësh ka njoftuar për Dukagjinin zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

“Janë gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike, sjellje arrogante, kundërvajtje për gjykatë”, ka thënë Elshani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco