Haziri: Presidentja Osmani “vizatoi” korrupsionin e lartë në Qeveri dhe kapitullimin e shtetit

Haziri: Presidentja Osmani “vizatoi” korrupsionin e lartë në Qeveri dhe kapitullimin e shtetit

21:28, 10/09/2024

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar paraqitjen e presidentes Vjosa Osmani në një intervistë, duke thënë se “këto ‘bomba’ të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja’”.

Sipas tij, nëse lexohen drejt paraqitja e fundit e Osmanit, më në fund duke se sipas tij, ajo ka filluar të çlirohet nga kauzat e rrejshme e diskursi që dikur, siç tha ai, praptonte e keqinterpretonte realitete.

“Duke kërkuar publikisht largimin e Martin Berishajt, ajo e në një formë e konfirmoi dhe ‘vizatoi’ korrupsionin e thellë qeveritar dhe lidhjet me GEN-in serb”.

“Duke nënvizuar avaritë serioze në politiken e jashtme deri të oferta e pakuptimtë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëpërmjet një letre nga Qeveria, ajo e ‘vizatoi’ edhe kapitullimin e shtetit”, shkroi Haziri, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Osmani ka pasur rol “zjarrfikësi” me partnerët ndërkombëtarë dhe ka amnistuar qeverinë edhe për veprimet e pakoordinuara me aleatët.

“Moskoordinimin me Presidencën s’ka kush e sanon. Asgjë e re sepse përdorimi politik është mendësi e Kurtit”, shkroi Haziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco