Hidhet poshtë kërkesa e Haxhi Shalës për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen në paraburgim

Hidhet poshtë kërkesa e Haxhi Shalës për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen në paraburgim

11:13, 10/09/2024

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Në njoftim thuhet se vendimi është marrë të hënën nga paneli i Gjykatës Supreme i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen.

“Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”.

Haxhi Shala, Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë dhe pengim të personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco