Hyseni për Bulliqin: Është mashtrues, po bën show për vota

Hyseni për Bulliqin: Është mashtrues, po bën show për vota

08:13, 10/09/2024

Vendosja e shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova në Podujevë, i ka përplasur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje

Lidhur me këtë zhvillim, kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin.

Sipas Hysenit, Bulliqi është mashtrues dhe se këtë ‘show’ po e bën për vota.

“Ky është vetëm një përshkrim real i asaj që është me të vërtetë. Unë pajtohem që vendosja e shtatores së presidentit historik, Rugova ka qenë e vonuar. Këto të tjera, që janë bërë vetëm për show dhe për përfitime elektorale mendoj që nuk kanë qenë me vend dhe prandaj ka qenë reagimi ynë”, tha Hyseni në klan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco