Mjekët në Pulmologji ia largojnë 30-vjeçares gjilpërën që e përpiu aksidentalisht

Mjekët në Pulmologji ia largojnë 30-vjeçares gjilpërën që e përpiu aksidentalisht

10:51, 09/09/2024

Një 30-vjeçare aksidentalisht ka gëlltitur një gjilpërë, e cila kishte depërtuar në rrugët e saj të frymëmarrjes, duke i shkaktuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë ka arritur me sukses të largojë gjilpërën nga trupi i pacientes përmes një procedurë të specializuar.

“Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.
Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti,” thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco