Theret me thikë një burrë në Deçan, i dyshuari në arrati

Theret me thikë një burrë në Deçan, i dyshuari në arrati

08:54, 09/09/2024

Një burrë ka pësuar lëndime pasi është therë me thikë nga një burrë tjetër në Deçan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

Raporti i policisë për këtë rast:

VRASJE NË TENTATIVË

Deçan / 08.09.2024-22:30. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco