Rikthehet kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet data dhe rendi i ditës për seancën plenare

Rikthehet kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet data dhe rendi i ditës për seancën plenare

08:50, 09/09/2024

Pas përfundimit të pushimeve verore, Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot për të vendosur datën dhe rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.

Kryesia do të diskutojë dhe miratojë një sërë çështjesh që presin shqyrtimin nga deputetët.

Një nga çështjet kryesore të rendit të ditës pritet të jetë zgjedhja e një anëtari të ri të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Përveç kësaj, Kuvendi pritet të ratifikojë disa marrëveshje ndërkombëtare të financimit.

Në seancën e ardhshme, deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë edhe një nga projektligjet më të debatuara në vend, atë për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor. Ky projektligj ka shkaktuar debat në vend, madje edhe brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mbledhja nis në orën 11:00 dhe ka këtë rend të ditës.

Propozimet e rendit të ditës për seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,
Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

hqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco