Mehaj: Qeveria të veprojë me vigjilencë dhe maturi ndaj zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor

Mehaj: Qeveria të veprojë me vigjilencë dhe maturi ndaj zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor

13:19, 08/09/2024

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se shqiptarët në Kosovë dhe në rajon, duhet të jenë të kujdesshëm të mos përzihen në interesat që Rusia dhe Kina kanë në Ballkan, pasi sipas tij, ata nuk e kanë për qëllim mirëqenien e tyre.

“Këto vende nuk e kanë për synim mirëqenien tonë, por ndjekin agjenda të tyre gjeopolitike. Rruga jonë është e qartë – të kultivojmë dhe forcojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, partnerë që kanë qenë gjithmonë përkrah nesh në ditët më të vështira”, shkruan Mehaj në Facebook.

Ndër të tjera, Mehaj ka thënë se Qeveria duhet të veprojë me vigjilencë dhe maturi ndaj zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor.

“Serbia, Rusia dhe Kina, përveç politikave zyrtare, po përdorin edhe kanalet e diplomacisë publike dhe ndikimin mbi qytetarët brenda Kosovës, qoftë serbë apo shqiptarë qe jan të shitur, për të shprehur pakënaqësi ndaj pushtetit dhe vendit tonë. Madje, ata po tentojnë të nxisin mosbindje ndaj qeverisë përmes lëvizjeve antifetare”, shkruan tutje ish-ministri.

“Kjo është një periudhë e ndjeshme, dhe çështjet e brendshme politike nuk duhet të japin pretekst strukturave armiqësore që të përfitojnë nga mosuniteti i qytetarëve ose ndasitë politike për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. E ardhmja jonë varet nga uniteti dhe përparimi. Ne nuk kemi kohë për përçarje – rruga e duhur është besimi në qëllimin tonë të përbashkët”.

Po ashtu, ai thotë se në muajt në vijim, duhet angazhim nga institucionet e krerët e shtetit, për rritje të imazhit diplomatik, politik dhe ekonomik të vendit tonë.

“Në muajt në vijim, është e domosdoshme që ministria e jashtme, ambasadat tona diplomatike të angazhohen fuqimisht në rritjen e imazhit diplomatik, politik dhe ekonomik të vendit tonë. Atasheët tanë me detyra sigurie dhe ekonomike duhet të jenë të përkushtuar në mënyrë aktive. Gjithashtu, diaspora jonë mund dhe duhet të kontribuojë më shumë, por është thelbësore që ambasadorët tanë të dinë si t’i motivojnë dhe t’i angazhojnë ata në mënyrë efektive. Gjithmonë krah për krah me Shqipërinë, aleatët tanë, me Perëndimin, me NATO-n, me SHBA-në”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco