Konflikt i dhunshëm mes shqiptarëve, një i plagosur në gjendje kritike, një tjetër shpallet në kërkim

Konflikt i dhunshëm mes shqiptarëve, një i plagosur në gjendje kritike, një tjetër shpallet në kërkim

09:17, 08/09/2024

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mes disa shqiptarëve në Heraklion të Greqisë.

Raportohet se sherri mes shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një rrugë qendrore të qytetit.

Raportimet e para tregojnë se ka pasur një debat fillimisht mes klientëve në një kafene, ndërsa konflikti ka vazhduar edhe jashtë lokalit, në rrugë.

Sipas burimeve policore, një nga shqiptarët është goditur me thikë nga një bashkatdhetar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar një operacioni dhe gjendja e tij konsiderohet kritike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco