Kurti takohet me nobelisten Murad, flasin për mbështetje për gratë e dhunuara gjatë luftës

Kurti takohet me nobelisten Murad, flasin për mbështetje për gratë e dhunuara gjatë luftës

22:28, 05/09/2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njofton se sot ka pasur kënaqësinë e madhe të takohej me dikë, siç tha, kontributin e së cilës e ka admiruar aq thellë.

Në një postim në Twitter ai shprehet se historia e nobelistes Nadia Murad është një nga padrejtësitë e rënda dhe se tregimi i saj i guximshëm i asaj historie është një akt i madh guximi dhe aktivizmi për të drejtat e njeriut.

“Ajo u mor rob nga ISIS-i së bashku me mijëra gra dhe vajza jezide, dhe iu nënshtrua përdhunimeve dhe sulmeve seksuale. Sot diskutuam rreth dhunës seksuale që gratë në Kosovë përjetuan nga forcat serbe gjatë luftës dhe për mënyrat për të forcuar mbështetjen për të mbijetuarit e këtyre krimeve të tmerrshme”, shkroi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco