Rrahje mes disa personave në Emshir, lëndohen tre e arrestohen gjashtë

Rrahje mes disa personave në Emshir, lëndohen tre e arrestohen gjashtë

22:28, 05/09/2024

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshjeje fizike që ka ndodhur në lagjen Emshir sonte rreth orës 21:00 mes disa personave.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike  në lagjen Emshir në Prishtinë,  ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”.

“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se  kanë qenë të përfshirë në përleshje”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco