Arrestohet i dyshuari kryesor për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

Arrestohet i dyshuari kryesor për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

20:51, 05/09/2024

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit, më 27 gusht i dyshuari Sh.A. ka gjuajtur me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person, transmeton IndeksOnline. 

“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme,  ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, prezencën e të cilit e kanë siguruar sot.Nga hetuesit policor gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast”, thuhet në njoftim.

2024: Top Scroll Pumps from Luxembourg May Be Cheaper Than You ThinkScroll Pump Solutions - Search Ads
by Taboola

Po ashtu, nga hetuesit policor është sekuestruar një arme zjarri e cila dyshohet që është përdorur në këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco