Stano komenton takimin Vulin-Putin

Stano komenton takimin Vulin-Putin

10:59, 05/09/2024

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është shprehur se BË-ja do që vendet kandidate të saj, të jenë partnerë të besueshëm që ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët.

Ky koment i tij vjen pas takimit të zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin.

Stano thotë se BE-ja ka qenë e qartë me partnerët e saj që marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së pajustifikuar e agresive kundër Ukrainës.

 “Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm që ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët e tij: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së pajustifikuar, agresive të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Stano për N1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco