Abdixhiku pret në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së

Abdixhiku pret në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së

17:47, 26/08/2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Gjatë takimit, thuhet se Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Davenport në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e z. Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës. Abdixhiku vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit”, thuhet në postimin e bërë nga faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Teksa në përfundim, thuhet se Abdixhiku i ka uruar Davenport suksese në angazhimet e tij të ardhshme, kështu duke e falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës gjatë tërë mandatit të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco