Akuzohen tre persona se mashtruan për punësim në bazat ushtarake amerikane, përfituan 80 mijë euro

Akuzohen tre persona se mashtruan për punësim në bazat ushtarake amerikane, përfituan 80 mijë euro

17:12, 26/08/2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi”, kundër dy burrave dhe një gruaje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, thuhet se viktimat ishin mashtruar se do t’iu siguroheshin kontrata pune në bazat ushtarake amerikane në Irak, Afganistan dhe Poloni, derisa në këtë mënyrë kanë përfituar 80 mijë euro, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë periudhës kohore 2020-2022, i pandehuri N.L., në vazhdim me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror përvete me anë të paraqitjes së rreme të fakteve i detyron të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që u premton të njëjtjeve se do të mund të u siguroj kontrata pune në bazat ushtarake amerikane në Irak, Afganistan dhe Poloni, ashtu që për sigurimin e këtyre kontratave të punës, u kërkon shuma të të hollave në vlera nga 3000 mijë deri në 6000 mijë euro, me ç’rast të dëmtuarit i’a dorëzojnë qoftë me para të gatshme apo përmes transfereve bankare dhe pavarësisht që të njëjtit presin me muaj të tërë, kontratat e punës nuk arrin të i siguroj asnjëherë, si dhe të hollat nuk u’a kthen, e ku dëmi total nga veprimet e të pandehurit arrin shumën rreth 80 mijë euro, me çka ka kryer veprën penale në vazhdim “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria.

Gruaja në fjalë, thuhet se gruaja në fjalë ndihmonte bashkëshortin e saj për kryerje të “mashtrimit”, teksa gjatë kohës sa ky i fundit nuk ndodhej në Kosovë, ajo takohej me disa nga të dëmtuarit, ku nga ta ka pranuar para në vlerë nga 3000 deri në 6000 mijë euro.

“Ndërkaq, e pandehura K.L., në vazhdim, me dashje i ndihmon të pandehurit N.L., njëherësh bashkëshortit të saj për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, në atë mënyrë që deri sa ky i fundit nuk gjendej në Kosovë, e njëjta takohej me disa nga të dëmtuarit dhe nga të njëjtit pranon shuma të të hollave në vlera nga 3000 mijë deri në 6000 mijë euro, e pastaj këto shuma të të hollave ose i deponon në llogarinë bankare të të pandehurit N.L., ose ia transferon përmes “Ëestern Union”, me çka i ndihmon në vazhdim bashkëshortit të saj në përfitim të kundërligjshëm pasuror që kanë rrjedhur me kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 33 dhe 77 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco