“Kush vjen i pari, shërbehet i pari”, Kurti fton qytetarët të aplikojnë për masat e efiçiencës së energjisë

“Kush vjen i pari, shërbehet i pari”, Kurti fton qytetarët të aplikojnë për masat e efiçiencës së energjisë

16:10, 26/08/2024

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë sa më parë për subvencionimin e izolimit të shtëpive të tyre dhe pajisjeve efiçente të ngrohjes, sepse “kush vjen i pari, shërbehet i pari”.

Ai ka theksuar se kjo masë ka qenë ndër më të mirëpriturat vitin e kaluar, ndërsa këtë vit synim është subvencionimi i 1 300 familjeve.

Tutje, në lansimin e thirrjes së dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”, ai ka shtuar se pakoja është pjesë e përkrahjes emergjente të BE-së, ku Kosova përfitoi 75 milionë euro, shumën më të lartë për kokë banori në rajon.

“Bashkimi Evropian ka lansuar pakon përkrahëse emergjente për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku Republika e Kosovës përfitoi 75 milionë euro, apo shumën më të lartë për kokë banori në rajon”.

“Qëllimi i kësaj pakoje ishte zbutja e efekteve socio-ekonomike. Kur kemi dizajnuar këtë pako, jemi siguruar që përfitimet të jenë të menjëhershme, por jo afat-shkurte. Masat janë dizajnuar ashtu që të përmirësohet cilësia e jetesës e të ulen shpenzimet e energjisë për familjet e bizneset tona”.

“Një ndër masat më të mirëpritura vitin e kaluara, është pikërisht kjo që po e lansojmë sot, pra masat për efiçiencën e energjisë në shtëpitë e juaja”.

“Thirrja ka qenë e parimit të njëjtë, kush vjen i pari shërbehet i pari. Si rezultat i interesimit ka qenë e lartë dhe si rezultat për 13 ditë, ndonëse ka qenë e paraparë që të jetë e hapur për 45 ditë, kësaj radhe mbetet  e hapur për dy javë”.

“Duke pasur parasysh interesimin e madh të familjeve ju ftoj të gjithëve që të aplikoni sa më parë. Nga thirrja e parë ka përfituar 2 mijë e 100 familje mbi 12 mijë anëtarë, vlera totale e subvencionit ka arritur vlerën 7.9 milionë euro, kësaj here synojmë të subvencionojmë një mijë e 300 familje të tjera për të izoluar shtëpitë e tyre”, ka thënë Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco