SHKK parandalon futjen e një telefoni në Qendrën Korrektuese për Femra

SHKK parandalon futjen e një telefoni në Qendrën Korrektuese për Femra

16:08, 26/08/2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese për Femra.

Përmes një njoftimi për media, SHKK njofton se gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar një përpjekje për të futur një telefon në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori.

Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar. Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

 

 

 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco