Jasharaj-Sveçlës: Vizitove minatorët t’i frikësosh e t’ua mbyllësh gojën, mos i vizito shkollat se do kthehesh kokëulur

Jasharaj-Sveçlës: Vizitove minatorët t’i frikësosh e t’ua mbyllësh gojën, mos i vizito shkollat se do kthehesh kokëulur

16:01, 26/08/2024

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk do ta ndal qasjen për të heshtur zërat e punëtorëve dhe sindikatave.

Në një shkrim drejtuar mediave, Jasharaj ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizitoi minatorët e Trepçës me qëllim që t’i frikësojë ata dhe t’ua mbyll gojën që mos të kërkojnë më ngritje të pagave.

Sipas tij, Sveçla dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mund të vizitojnë edhe shkollat më 2 shtator, me qëllimin e njëjtë.

“Pritne tani kur Sfeçla e Nagavci të shkojnë në shkolla më 2 shtator Qeveria Kurti me qasjen kundër dialogut dhe me luftën kundër zërave kritik të sindikave mund të vazhdojë betejat, sikur ajo e Ministrit Sfeçla për t’u takuar me punëtorë e për t’u munduar t’i frikësojë , ata siç ndodhi në takimin me minatorët, që janë plot halle e varfëri.

Kjo qasje për të heshtuar zërat e punëtorëve e për të shuar e zhdukur sindikat nuke do të ndalet. Vizita e ministrit të punëve të brendshme të minatorët e fjalori e zëri i tij i ngritur është ajo që nuk ka ndodhur e nuk duhej të ndodhte në shtete demokratike. Çka kërkoi te minatorët ky Sfeçla? . Nuk u solli lajme të mira , por shkoi me qëllim që t’ua fus frikën në palcë e t’ua mbyll gojën që të mos dalin kurrë më e të mos kërkojnë paga , por të vdesin urie nëse duhet”, ka thënë ai.

Jasharaj më tej ka thënë se Sveçla e Nagavci mund të vizitojnë shkollat, por sipas tij, nuk do të arrijnë që t’i frikësojnë.

“Ky Sfleçla, i trimëruar nga do poza në Ujman e te Ura , pasi ishte i mbrojtur nga djeloshat e shkëlqyer e atdhetar si pjesëtarë të policisë sonë , nuk është e habitshme nëse më 2 shtator e merr me veti Nagavcin e dalin nëpër shkolla e duke u takuar me mësimdhënës do të trimërohen nga pritja e tyre dhe do të mundohen t’i frikësojnë e të kërkojnë nga ata se kush është ai që po guxon të kritikojë Qeverinë Kurti, kush është ai që guxon të kërkojë realizimin e të drejtave e kërkesave legjitime dhe se kush është ai që po guxon të kritikojë MASHTI-n dhe Qeverinë për mos ngritjen e pagave , për ndyshimet në dëm të punëtorëve të arsimit në Ligjin për skemat pensionale dhe për mohimet që u bëhen në të drejtat e fituara.

Sfeçla e Nagavci mund të vizitojnë shkollat, sikur bëri ky Sfeçla me një ministre tjetër të minatorët, por le të mendojnë mirë para kësaj sepse na kishin “vizituar” në vitet 90-ta alamet hyqymeti duke treguar armë, pendreka e muskuj, por nuk na kishin frikësuar. Ne vazhuam ta mbrojmë arsimin shqip në përballje me gjithë ato kërcënime e dhunë.

Ministër Sfeçla, ashtu si i vizitove minatorët me fjalim të zëshëm e me tendencë për të mbjellur frikë, mos u nis nëpër shkolla se do të kthehesh i turpëruar e me kokën ulur.

Ministër Sfeçla punëtorët e arsimit , që nga çerdhet e deri në universitete janë bashkë e në SBASHK”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco