A rrezikohet Kosova nga virusi i Nilit dhe a janë ndërmarrë masat e mjaftueshme për dezinsektim?

A rrezikohet Kosova nga virusi i Nilit dhe a janë ndërmarrë masat e mjaftueshme për dezinsektim?

11:05, 24/08/2024

Është shënuar edhe në Kosovë rasti i parë me virusin e Nilit Perëndimorë.

Një 59-vjeçar është hospitalizuar të mërkurën në Klinikën Infektive për shkak të simptomave të shkaktuara nga ky virus, të cilat janë: Lodhje dhe temperaturë e lartë.

Ndonëse momentalisht nuk paraqet rrezik të madh, ky virus, i cili shkaktohet nga pickimi i
mushkonjave, ka ngjallur panik.

“Dezinsektimi shtesë, varësisht nga kërkesa dhe nevoja”

Komuna e Prishtinës në një përgjigje për Arbresh.info thanë se varësisht nga kërkesat do të shqyrtohet shtimi i fazave të dezisektimit.

“Varësisht nga nevojat dhe kërkesat, do të shqyrtohet mundësia e shtimit të ndonjë faze shtesë”, thuhet në përgjigje.

Mes tjerash, Komuna e Prishtinës gjatë sezonit të verës ka bërë të ditur se do të realizojë gjashtë faza të dezisektimit.

Deri me tani tri janë realizuar ndërsa tri do të realizohen javëve në vazhdim siç thonë nga komuna.

Si të mbrohemi nga Virusi i Nilit, flasin nga IKShPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë për Arbresh.info ka thënë se personat më të rrezikuar nga infektimi me virusin e Nilit janë personat me sëmundje shoqëruese, mirëpo IKShPK nuk e përjashton faktin se virusi mund të prek çdo person që i ekspozohet pickimit nga mushkonjat e infektuara.

“Si çdo virus tjetër edhe VNP është i rrezikshëm, sidomos për ato raste që zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, siç janë rastet që çojnë në sëmundje neurologjike. Rreth 80 për qind e njerëzve që infektohen nuk shfaqin asnjë shenjë të sëmundjes”, thuhet në përgjigje.

Sipas IKShPK-së, ka raste që nga kjo sëmundje mund të përfundoj me vdekje, mirëpo shumica e personave e kalojnë lehtë dhe shërohen plotësisht.

Po ashtu, IKShPK ka dhënë detaje se si duhet të mbrohemi nga ky virus.

“Duke njohur shenjat e sëmundjes dhe paraqitur me kohë të mjeku për ndihmë mjekësore,

-Duke përdorur ilaçe kundër insekteve,

-Duke veshur rroba me mëngë të gjata në sezonen kur ka me shumë mushkonja,

-Duke vendosur rrjete në dyertë dhe dritaret e shtëpive për të parandaluar hyrjen e tyre brenda,

-Duke shmangur kontaktin me duar të zhveshura kur trajtohen shpezë apo kafshë të ngordhura

-Nëse hidhen shpezë të ngordhura, kjo të bëhet duke përdorur dorëza, qese plastike të dyfishta për t’i vendosur ato në koshe plehrash,

-Duke dezinsektuar mjediset ku shfaqen mushkonjat, etj”, thuhet në përgjigjen e IKShPK-së për Arbresh.info.

Ndryshe nga Kosova, në Shqipëri infektimi me këtë virus është më i madh.

Deri me tani tre persona kanë humbur jetën në Shqipëri nga Virusi i Nilit ndërsa 17 janë të infektuar.

Sipas IKShPK-së, në Kosovë mund të ketë dhe raste të tjera, por me gjasë jo ndonjë shpërthim të madh, por raste sporadike, prandaj nga Instituti kanë kërkuar kujdes të nevojshëm.

Çfarë është virusi i Nilit apo “Ethet e Nilit”?

Ethet e Nilit, ose ethet malariale, janë sëmundje infektive të shkaktuara nga parazitët e gjinisë Plasmodium, të cilat transmetohen tek njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara të llojit Anopheles.

Në Kosovë, gjatë shekullit të 20-të, ethet e Nilit kanë qenë një problem shëndetësor i rëndësishëm, por me avancimin e masave të shëndetit publik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, incidenca e kësaj sëmundjeje është ulur ndjeshëm.

Simptomat:

Rreth 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma.

Tek ata që shfaqin simptoma, zakonisht ndodhin brenda 2-14 ditëve pas infektimit dhe përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera, dhe ndonjëherë skuqje të lëkurës.

Në raste të rralla, virusi mund të shkaktojë sëmundje të rënda si encefaliti (inflamacion i trurit), meningjiti (inflamacion i membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore), ose paralizë.

Këto raste më të rënda zakonisht prekin individët e moshuar ose ata me sistem imunitar të dobësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco