E dhimbshme: Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

E dhimbshme: Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

10:24, 24/08/2024

Një aksident me fatalitet ka ndodhur orët e vona të mesnatës të së shtunës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, fshati Komoran, ku të përfshira kanë qenë dy automjete, një veturë dhe një kamion.

Nga aksidenti ka humbur tragjikisht jetën një person, teksa tre persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë shtuar se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco