Kurti: Vizita e Burns dëshmon bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe Komunitetit të Inteligjencës P

Kurti: Vizita e Burns dëshmon bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe Komunitetit të Inteligjencës

09:13, 24/08/2024

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar edhe në profilin e tij në platformën “X’ për takimin që zhvilloi dje me Shefin e CIA’s, William Burns, që e cilësoi si takim të rëndësishëm strategjik.

Kurti ka deklaruar se vizita e Burns në Kosovë dëshmon bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë ndërmjet institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë së Kosovës dhe Komunitetit të Inteligjencës.

Në këtë takim, Kurti ka thënë se ka rikonfirmuar përkushtimin për promovimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Falënderova drejtorin Burns për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për të promovuar paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këto synime të përbashkëta janë të mundshme vetëm nëpërmjet një angazhimi të vërtetë për sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nga ana e të gjitha vendeve në rajon”, ka shkruar Kurti.

Për këtë takim, Kurti njoftoi edhe në Facebook, ku vizitën e cilësoi historike, e Burns si diplomat brilliant.

“Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duam t’i forcojmë e zgjerojmë edhe më tej. Vizita e Drejtorit të CIA-s, diplomatit briliant Ëilliam Burns, ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë”, shkroi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco