Edona Maloku-Bërdyna, ambasadore e re e Kosovës në Portugali

Edona Maloku-Bërdyna, ambasadore e re e Kosovës në Portugali

12:24, 23/08/2024

Edona Maloku-Bërdyna është emëruar ambasadore e re e Kosovës në Portugali.

Për këtë ka njoftuar ministrja e Jashme Donika Gërvalla.

“Edona Maloku- Bërdyna është një figurë e shquar në shkencat sociale, me një karrierë që bashkon hulumtimin akademik, praktikën e aplikuar dhe zhvillimin e politikave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo ka doktoraturë në Psikologji/Shkenca Sociale nga Universiteti Leiden në Holandë, ku edhe ka përfunduar masterin e shkencave me vlerësimin më të lartë të dhënë në universitetet holandeze (Cum Laude)”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Ajo ka thënë se puna e Maloku-Bërdynës është njohur dhe vlerësuar në shkallë globale, “duke përfshirë çmimin prestigjioz Otto Klineberg dhe disa njohje ndërkombëtare për ndikimin e saj në ndryshimin social dhe drejtësinë shoqërore”.

“Me këtë përvojë të pasur dhe vizion të qartë, jemi të bindur se nën drejtimin e saj, marrëdhëniet e Kosovës me Portugalinë do të arrijnë nivele të reja të zhvillimit dhe bashkëpunimit. Në arsim, kulturë, ekonomi dhe fusha të tjera kyçe, Maloku-Bërdyna do të sjellë një perspektivë të freskët dhe energji të reja për të fuqizuar këto lidhje”, ka shkrua ajo.

Gërvalla ka falënderuar ambasadorin e deritashëm për punën. “Një falënderim për ambasadorin e deritanishëm, Ylber Kryeziu, për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë këtij shërbimi jashtë vendit”, ka shkruar Gërvalla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco